Lajme nga Anglia: Milani rimendon për Torreira, marrëveshje e mundshme

Milani do të ndërhyjë në çdo repart në merkaton e ardhshme të futbollit.

Duhet stërvitur një skuadër e kompletuar në çdo rol për të dhënë sulmin në kualifikimin në Champions League.

Në mesfushë ka qartësi me Franck Kessie dhe Ismael Bannacer, por mungojnë alternativa të nivelit të ngjashëm.

Shoqëria kuqezi sigurisht që do të ndërhyjë dhe ka filluar lëvizjet në disa pista.

Torreira kthehet në modë?

Sipas raportimeve në Angli nga The Telegraph, Milani po rimendohet për Lucas Torreira për të forcuar mesfushen.

Uruguajani ishte nën shënjestren e klubit kuqezi që në merkaton e verës, por nuk u në asgjë.

Arsenali është i gatshëm për dhënien e lojtarit 24 vjeçar.

Edhe Fiorentina është e interesuar, por Milani mbahet si destinacioni me i mundshëm për Torreira.

Gunners do të duan të rekuperojnë një pjesë të mirë të 28-30 milionë eurove të shoenzuar në veren e 2018-ës për ta blerë nga Sampdoria.

Çmimi i mesfushorit uruguajan ka zbritur pak pas sezonit të fundit, në të cilin rendimenti nuk ka qenë pozitiv si ai i mëparshmi.

Edhe disa probleme fizike e kanë kushtëzuar në pjesën e fundit dhe trajneri Mikel Artera nuk e mban një titullar të paprekshëm.

Një marrëveshje për transferimin mund të gjendet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu