Franck Kessie ka dhene nje interviste per SportMediaset ne prag te ndeshjes me Atalanten: “Jam shume i lumtur qe do rikthehem ne Bergamo, por kesaj here si kundershtar. Eshte nje stadium fantastik dhe nese shenoj nuk do festoj”.
Ne javet e fundit ne media eshte folur se per Kessie ka oferta sidomos nga klubet angleze. Por mesfushori Milanit hedh cdo supozim mbi te ardhmen e tij duke deklaruar besnikerin e tij per Milanin:
“Une kam 5 vite kontrate dhe jam shume mire tek Milani. Kam nje trajner te madh qe po ben gjera te mira. Lojtaret jane te gjithe me personalitet. Ndihem shume mire dhe endrra ime eshte te kualifikohemi ne Champions League.”